Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritDed Nikoll Luca-Elegji për mikun Mark.

Ded Nikoll Luca-Elegji për mikun Mark.

Të kisha dhe prapë të kam mik.
Ti ishe për mua si diell.
Përsëri ne jemi miq të mirë.
Unë këtu ku jam, e ti lart në qiell.


Atje ku je ti, edhe unë do vij një ditë.
Më mungon fjala jote, mbushur plot me dritë.
Vajza ime, të kishte vjehërr të mirë.
Në rrugën tënde, ecën dhe yt birë.


Ju jeni dera e famshme e Gjelosh Gjokës.
Edhe unë, dera e famshme e Kolec Nikës.
Unë i besoj shpirtit dhe jo trupit!
Shpirti nuk vdes, është burim i dritës .


U mbush një vit nga largimi yt.
Respektin për mua,
Në çdo rast e shfaqe.
U largove i ri, o miku im Mark!


Shpirti yt pushoftë në paqe.
Kush e bën pyetjen pse kam lindur?
Nuk më duket njeri i ditur!


Lindëm që shpirti të
bëjë evolimin.
Me ty o miku Mark,
e ndava gëzimin, dhe hidhërimin.


Më kujtohet o mik,
kur erdha në Piandimeleto.
Gjith natën bisedonim,
Nuk binim të flinim.


Si miq kishim gjetur njëri tjetrin,
Këtë gjë, shum mirë e dinim.
Largimi yt i papritur,
Në zemër mu ngul si shtizë


Më mungon o miku im i mirë.
Krishti të pastë në parrizë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT