Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Mirëmëngjes

Ana Petani-Mirëmëngjes

Mirëmëngjes agim i ri
Mirëmëngjes o syri i bukur
Mbi qerpikë të syrit tënd
Buzëqeshja porsi flutur

Zbresin vargjet përshëndesin këtë zemër të dashuruar
Në parmakun e dritares ulen zogjtë për të kënduar
Qerpikët si hala pishe hapen ngadal nga gjumi
Për atë gëzim të syve ah i gjori më tret si plumbi

Dhe mbi ball një nur i bukur seç të ulet dalnngadal
Fillojnë flutrat në stomak,zemra mbetet krejt pa fjalë
Bëj i gjori të largohem më tërheq si me magji
Dhe në faqe le një puthje,porsi zarfit një shënim

Mos mu bëj kaq e bukur
Përmbi shtratë si perëndeshë
Mos luaj si një flutur
Se nga unë bela do kesh

Do të përkëdhel sërish
Si në mbrëmje moj manare
Do harroj të shkoj në punë
E do shuaj nja dy zjarre

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT