Monday, August 4, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikEnver Sahiti-NAZIM SEJDË BUDRIKA

Enver Sahiti-NAZIM SEJDË BUDRIKA

NAZIM SEJDË BUDRIKA

Nazim Sejdë Budrika – Një personalitet që duhet të mdriqohet e vërteta, bigrafia dhe aktivitetet e tija në lufët për çlirimin gjith-kombëtar.U lind në Budrikë të Epërme nga një familje e pasur dhe me traditë kombëtare si dhe familje me një reputacion të madh të asajë kohe. Ishte biri i një figure të ndritshme të kohë pra djalë i Sejdë Budrikës, i cili atë kohë ishte deputet i perandorisë së Mbretit Aleksandër të Jugosllavisë mbretëri. Nazimi duke jetuar në një rreth familjar me traditë historike dhe duke patur rasti që të jetë vazhdimisht si fëmi i familjes që kishte reputacion dhe në konakun e hapur –Oden e Sejdë Budrikës, pati mundësinë që nga ajo odë të formësohet me vlera të ndryshme historike krahas rritjes së tijë . Si i ri pati rastin të rri dhe te takoj buurat e kohës të cilët paten mbi supet e tyre edhe fatin e popullit shqiptar të shum përvuajtur.Nga bisedat dhe tregimet mbi gjendjen e popullit Nazimi morri një pregaditje morale e shpirtërore dhe pasi që u njoftua mire e mire me situaten , ai e pa nevojën dhe me domosdoshmerinë për për të menduar se ky popull meriton të jetë i lire dhe duhet që të bashkohen të gjitha forcap perparimtare e luftarake të kohës për të filluar një epokë të re për ta çliruar vendin nga hegjemonitë e njëpasnjëshme qe ishte prezente ndër shekuj. Si shumë të rinjë të asaj kohe edhe pse ishin kohëra të errëta dhe me mjegullën politike , Nazimi diti shumë mire të gjykoj drejt dhe të ndajë nga ajo mjegull piolitike se kah duhet të drejtohen ideologjitë e reja të cilat do të vepronin dhe të sjellnin që edhe lufta edhe politika të jenë në favorin e lirisë dhe çlirimit të gjitha trojet ka janë shqiptarët. Nazimi me entuziazmin e tijë dhe me perkushtimin që e kishte edhe familja , rreshtohet në radhët e Mbrojtjës Kombëtare në Komanden Ushtarake të Kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombtare te nenprefektures se Gjilanit udhëhequr nga Mulla Idriz Gjilani, qëllimi i forcimit të vijes së kufirit dhe rekrutimit te luftetareve te rinjë të cilëve i kushtuan nje rendesi të veçantë. Në këtë mobilizim nazim Budrika u shqua me shkathtësinë e tijë , me atdhedashurinë dhe patriotizmin e tijë si dhe me luftën që bënte në frontet e luiftës dhe arriti në nivelin e komandantit me gradën Kapiten . Për ta njohur më mire këtë figure emblematike ne kemi marre material nga Libri “ Beteja e Kikës “ ku aty tregohen më në detaje luftat e rrepta që u zhvilluan gjat periudhës së luftë së dytë Botërore e cila emërohej LNÇ e në fakt doli që nuk ishte pë popullin shqiptar çlirimtare por grabitqare.
“Gjat nates mes 25 dhe 26 korrikut , forcat partizano-çetnike te divisioneve 21, 24 e 25 serb te UNÇJ-se sulmuan me perforcimet e reja ushtarake me reth 3.000-3.500 ushtaresh me nje front te gjere prej 20 km, me nje koncentrim me te madh ne drejtim te Hogoshtit ku edhe kishin arritur te depertonin ne disa drejtime.(Po aty), Sulmi i pare i forcave partizano-çetnike nga Divizioni i 22-të serb te UNÇJ-se, ne drejtim te Kosovës lindore filloj me 28 qershor 1944 kur nje grup 500-600 vetash te mobilizuar nga Toplica, Vranja e Leskovci sulmuan ne drejtim te Kikës e Velegllavës me te vetmin qellim per te depertuar ne drejtim te Gjilanit, por ata hasen ne qendresë te ashper te Mbrojtjes Kombtare te cilat kishin moral te pathyeshem me qe ishin ne mbrojtje te trojeve te tyre etnike. Sipas disa te dhenave forcat armike te brigades se 13-te te divizionit 22 serb pësuan humbje katastrofale, kishin 200 te vrarë, 131 te zene rober ne mesin e te cileve edhe 5 femra. Edhe forcat vullnetare paten humbje, kishin 17 te vrarë, nga te cilet 2 oficerë dhe shume te plagosur por kjo fitore rriti moralin e guximin tek forcat vullnetare qe i dilnin ne mbrojtje kufirit. Te zenet robë u trajtuan ne menyre humane dhe ne perputhje me ligjet e luftes, nga te zenet rober u pushkatua Ymer Fejza-Molla nga Svirca pasi qe si shqiptar se bashku me serbet kishte sulmuar tokat shqiptare si dhe u pushkatua edhe nje serb i cili me pare paska vrare Bajram Ahmetin nga Poliçka. Pas fitores ne Luften e Velegllaves, nuk kishte vend per vetknaqesi dhe u shtua vigjilenca sepse ishin te vete dijshem se do te prite nsulme nga forcat partizano-çetnike andaj Komanda Ushtarake e kufirit dhe Shtabi i Mbrojtjes Kombtare te nenprefektures se Gjilanit forcimit tevijes se kufirit dhe rekrutimit te luftetareve te rinjë i kushtuan nje rendesi teveçantë. Në këte drejtim pos Komandes Ushtarake ishin angazhuar edhe shume krerë si Molla Haki Efendiu i cili kishte respektin ne popull e i cili shpesh ne vije te kufirit i shoqeruar nga Mulla Idriz Gjilani, Mulla Mehmeti, Haqif Tetova, Lot Vakun, Osmon Agë Biçkun e te tjere te cilet per qellim kishin rritjen e moralit te luftetareve te tyre , përpunonin strategjine e mbrojtjes se kufirit , per fjalen e Haki Efendiut dha ne deshmitë e tyre disa pjesmarres te betejave e te cilet ende i kan te fresketa kujtimet dhe fjalet e Molla Haki Efendiut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT