PRITËM ,PRITËM SE DO VIJ !
Mar një kjartë të shkruaj dy fjalë.
Do ti nis për zogjtë e malit
Herë më bojë e her me lotë
Do ti shkruaj fjalët e mallit.
Do të ulem të kuvendoj
Me shaminë që më sjell kujtime
Ta përcjell në krahë bilbili
Për ty dashuria ime!
Ti kujtoj ditët e gjata
Kur në krahë më përqafoje
Nuk harroj netët me yje
Kur shëtisnim dorë për dore !
Do të nis një tufë mimoza
Për hatër të dashurisë
Pritëm pritëm se do të vij!
Me gëzim rrugën kam nisë!
Do të bëhem zog me krahë
Të kaloj unë shteg më shteg .
Se ky mallë që kam për ty
Mua zemrën më ka djeg
.
Pritëm ,pritëm se do vijë
Moj fëllënzë e bjeshkëve të mia
Dashurinë që ta premtova
E bekon vetë perendia
.
Ndaj më prit se jam tuj ardhë
Gushëbardhë qëndro mbi degë
Pritëm pritëm se po vij.
Do të mar nuse për jetë!