Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritDrita Haxhillari-Lule shprese

Drita Haxhillari-Lule shprese

Lule shprese

Lule mëngjesi në dritare,si dikur…
esencë jasemin,për shpirtin tonë,
kishim librarinë,bahçe,literaturë,
auditor progresi,botë me vizion.


Vitet dhe koha,ecin përpara…
me themel,studentët bluz’bardhë,
frut pune,libri,si farë nëpër ara,
sukses pune,dardha bie nën dardh


Libri në stivë,stoli margaritare,
si Diell shpirti,si Qiell yllësie…
UFO librari,mënçuri universitare,
Albana në krye,mantel mirësie.


Pasion,bekim dhe përkushtim,
shkencë formimi,për ç’do vizitor,
këndshëm,të gëzuar,në lexim,
gjithnjë me librin,me libër n’dorë.


Nuk është rastësi,por fat,risi,
ngjyra ylberi,dritë në ç’do veshje,
aty,mora jetë,lulja çeli përsëri,
UFO librari,më kthyet buzëqeshje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT