ALIENOLIRIKË
Eja shih çka i bën
Njeriu-njeriut,
Për të shuar
Pangopësitë e sëmura.
Shih si,
Pushton toka
Ua vret lirinë
Të tjerëve,
Jetë mes qielli e toke
Fantazi e zezë kjo.
Derisa,
Vjen nga qielli
Zbrit në tokë,
E shtërngo atë kokë.
Shiko dhe ik,
Mes shpresës sime,
Flet kjo alienolirikë.