NUK NXITOJË MË.
Kur isha e vogël, ndonjëherë,
nëpër shtëpi i vishja këpucët e mamasë,
të kuqin e buzëve ja merrja për tu dukur e rritur,
si gogël isha,e hollë, si një degëz thanë.
Por jeta është si treni,
Ikën, ndalet,
në stacione të zbret,
dhe sërish ikën,
për të mbërritur në destination.
Dhe ime mëmë buzagaz më thosh,
-shpejt po nxiton moj bijë,
do vijë koha siç u rrit kumbulla,
me gjethe e kokrra në kopshtin tonë.
Dhe treni i jetës time,
më ka ndalur në stacionin e moshës së dytë,
aty ku si bora që bie në jug,
në flok tek- tuk të del një thinjë.
Është moshë e bukur e pjekurisë së plotë,
ku do të dashurohesh,
sa shpirti të derdh musht,
e ta mbushësh sërish plot për plotë.
Tash s’nxitojë më,
i fsheh dhe rrudhat në sy,
maikap e syze i mbulojnë,
dhe moshën kur më pyesin, rallë e tregojë,
se ashtu unë ndihem më mirë
.
S’ka forcë dëshpërimi, se lë të më pushtojë,
çdo moshë ka bukurinë e lezetin e sajë,
vjen treni me çaf – çuf e ulem në vagon,
por shpirtin s’ja lë të ma m’plak.