NJË DITË MË PRESIN
Deti, me dallgët e thara shkëmbit të hutuar i rënkonte…
Pemët mes tingujsh të mekura fikeshin!
Plazhet…
Jo reale, si mite të lashta, fukaran trëmbin!
Aty, varkën
lash dhe ika…
Tani dergjet kripës së tharë, përfundmi…!
Se di nga kjo ç’përrall ka dal?!
Një psherëtim më ngjizet këtej grykës së Bosforit, ku
dallgët ngrihen furishëm e trupin këtyre viteve kanë rrahur…
I ndjek këto virane dallgë si vel ere kësaj toke, ku endem të kap një cop qiell…
Një dhimbje…,
mëndjen ma ka gozhduar, me
ditën e një gëzimi, nyje lidhur asaj toke, asaj skele, ku varka e heshtur e pa zë, pret ta lëvizin…!
E di që një ditë më presin…
Thonë, se reja po sh’përbëhet e ca “liri” po bëhen!
Ah kjo e vërtetë…, një vatër kongjilli, ku të djeg e të nxinë…
Sytë, qiellit më mbet’në këtu ku jam, e detin me lotë e ngopë…
Vdekjen trëmba këto ditë,
( se pa mëndje të ardhka e mallkuara), që ëndërrës të mos ia fik shpresën…!!!