Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritZihni Ndregjoni-NJË FJALË SHPIRTI, JAM TUJ E QIT....!!

Zihni Ndregjoni-NJË FJALË SHPIRTI, JAM TUJ E QIT….!!

NJË FJALË SHPIRTI, JAM TUJ E QIT….!!

Kemi atdhe,me dhe t’begat.
Me fusha shumë ,male të lart.
T’jetojm të lirë e me nder.
Kurrë t’mos urrejmë e luftojmë të tjer.!


Mendjendriturit n’të parë.
Bënë ç’munden, për truallin shqiptarë.
T’mos e lejnë nën t’sunduar.
Por , lavdi shkruar.!


Sot e rëndë ta them.
Atdheut ,plaga i dhem.
Po përse more bijt e tij.
E lëndoni ,nënën Shqipëri….!?


Të vij dhe zogu e t’na thot.
Burra dheu ,a njihni zot.?
Dhe guri t’davaritet.
M’thërmut ,prej dheu m’qitët.!


Nji fjal shpirti jam tuj e qit.
Or shqipëtar ,kalit t’ lig mos i hip.
Mos u bëj i ult ndër të tjerë.
Mos t’na quajnë, t’pa mend e nderë…!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT