Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Ëndërroj shpesh,moj nënë

Ana Petani-Ëndërroj shpesh,moj nënë

Ëndërroj shpesh,moj nënë

Në krahët e ty të isha dhe njëherë
E veten të ndieja të vogël fëmi
Mbi flokë dora jote, baluket të më kreh
Në sy buzëqeshja ime… lule të çel për ty

Të rrija strukur si fëmi motak
Mbledhur në krahët e dashurisë tënde
Për gjum më vije në djepen rrumullak
E ninulla më këndoje me fjalë zemre

Po unë mendoj më kot si e marr
Tani ti ëngjëll… nga larg më vështron
Sa herë sytë ngreh drejt qiellit lart
Mes yjesh… puthje malli dërgon

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT