Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka-MBREMJE NE SHTEPINE E VJETER

Hamit Taka-MBREMJE NE SHTEPINE E VJETER

Lart
Mbi çati
Rri hëna
Si pika mbi i.


Çdo gjë prej guri:
Çatia me rasa
Oborri me pllaka
Muret të latuar
Lyer me gëlqere
prej hëne.


Në fund të oborrit
Pusi i bardhë
Në krye të pusit
Çikriku i ndryshkur
Rreth çikrikut
Litari i heshtur
Në fund të litarit
Kova e shtypur


…Çikriku ngre litarin
Litari ngre kovën
Kova derdh ujin
Mbi gjoksin tim
Të shuaj mallin…


Mbi ngashërimin e errët
Të natës
Ngrihet Ylli i gjallë
I Mëngjesit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT