SE ÇU SHITEM, SE ÇU VRAMË!
Se çu grindëm, se çu shamë,
njëri- tjetrin n’sy më se pamë,
se çu shitem, se çu vramë,
njëri – tjetrin më, as e qamë.
Seç lakmojmë një cop tokë,
për atë derdhim edhe gjakun,
seç lakmojmë lekun e shkretë,
për atë në qafë e durojmë dhe lakun.
Seç u prish e seç u nxi shoqëria,
përballë lekut ka humb njerëzia,
seç e prishem e katranosem sakë,
nuk ka mbetë ma logjikë aspakë.
Larguam diellin më se pamë
edhe hënës rrugë i dhamë.
Seç u shitem seç u vramë,
njëri- tjetrin më, as e qamë.
Se ç’ja shkelem petalet trëndafilit,
me këmbët e vdekjes t’lame me gjakë,
ç’ja prishem kangën bilbilit,
rrugën e Zotit po e braktisim sakë.