Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--KËSHTU, GJITHMONË-

Armenida Qyqja–KËSHTU, GJITHMONË-

-KËSHTU, GJITHMONË-

Pres me padurim të më marrësh
Sërish brenda syve të tu,
Me gëzimin tim foshnjërak të mbushet
Bluja e tyre e pafundtë


Si një qiell që ka gjetur diellin do t’jetë,
Zogj që fluturojnë s’do të ketë, vërtetë,
Veç hareja e mijëra cicërimave
Shpirtin do të mbushë buzë më buzë…


Kështu është kur dashurohen fëmijët,
Rri me mua, kështu, gjithmonë!
Vallë, a s’ke dëgjuar të thonë:
Të rritesh është një kurth nga ku më s’shpëton?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT