Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Teuta Beqari Osmani-Kapa gjarprin!

Kapa gjarprin!

Ja pra përse donin të më fusnin në kurth gjapri me njeriun mbi kurtriz të gjarprit, së pari për të m’i prerë duart druvari tek ajo pema në pyllë e që të kujtonin se po prisnin degët e pemëve , dhe vet gjarpri të lirohesh nga duart e mia .

Sikurse dhe njeriu atë mëndje si të gjarprit paska pasur , pavarësisht që janë bërë një trup i vetëm e me gjak të infektuar të së njëjtës rracë e origjinë, por dhe zakonin ia përcolli më keq se sa pritej të “kurvërojë” me shalët hapur në story e ndërsa njeriut i pëlqeu gjuha e këngës së saj me shalët hapur.

E ju thoni se gjarpri i fsheh këmbët e veta. Ja pra që i nxorri , ndikuar prej njeriut që e dashuroi me këngën e Witny Huston, dhe filluan të gjuanin Hënën me shigjeta aq sa po i gjuajnë keq sa të mos ketë as dritë në t’errët e as në të ftohtë nëpër botë.

Njeriu pra , na qënka keq i dashuruar me gjarprin.

I ndjen lezetin tek urren Hënën, tani , tani në këtë moment po i thurr trrille në sy të Hënës , në mungesën e ditëve me hënë , në ditët e saja prej hëne , hënën pra po e shëmb .

Po e çon e po shkatërron si të jetë një bombë atomike , e ta eksploroi.

Por, përse vallë e bën këtë?!

Sepse deri tani me Hënën s’kishin gjë, e ndërsa gjeti gjarprin udhës , i hipi si në gomar me samar e po e nget si me kamzhik, për ta bërë me stemën e mbretëreshës duke ia qepur lëkurën e shndërruar , kushedisa herë, e të turpit , për ta bërë të virgjër , plaçkën duke ia qepur me pe e gjilpërë!.

Por, a i shërohet turpi?!

Po nderin a ia kthen sërrish gjarprit?!

Po të ardhme a do jetë gjarpri?!

Pa didkutim që jo!

Ekëtej po thurr trrille sa më s’ka për Hënën, njeriu pra, që as gruan e vet se krahason dot me Hënë , as me ndriçimin e Hënës , për ndershmëri e për dinjitet në karakter.

Ka frikë se ja merr Hëna së pari për bukuri e për njetëzillëk.

E panë wë s’i gjetën njolla Hënës, e panë e plasën se se si ka mundësi të jetë hëna e paprekshme?!

Si ?!

Vetëm hëna të dalë pa njollë?!

Po ne gratë i kemi si i kemi por nuk i kemi kaq të pastra, kaq njerëzor!

Si ka mundësi?- i thotë gjarprit njeriu hipur mbi të.

Eh i thotë gjarpri, të kam thënë, më dëgjo mua. Se si shkruaj e ulëras, se si ndjej e bëj.

Gjarpër jam , por bëj hatanë.

Gabime bëj, por e ndreq me ty në krahë….

Vazhdon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT