Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--A MUNDESH VALLË-

Enertin Dheskali–A MUNDESH VALLË-

-A MUNDESH VALLË-

Nëse zemra jote nuk shkruan dot,
Një varg të vetëm në netë dhimbjesh,
Atëhere hesht, e mos më thuaj më që më do.
Mos u merr me pranvera të trishtuara…
Sepse dashuria t’i ndez të gjitha ndjenjat
Qirinjtë e shpirtit i vesh me petale të trëndafilta
Që endjen perfundojnë vetëm në një vend,
Tek rrahjet e zemrës së atij që dashuron…


Mos më thuaj që më do!
Se dashuria t’i djeg të gjitha largësitë
Dhe pa vështrimin e gjysmës tënde,
Do të vdisje çdo ditë nga pak.
Ashtu siç u tret e vdiq përditë nën lotë,
Shpirti im i shkelur nga loja jote.
Mos më thuaj që më do,
Se dashuria e vërtetë të bën me flatra,
E ti tashmë do ishe në kraharorin tim,
Duke më mjekuar me melhelm puthjesh,
Plagët e mia të jetës
Dhe vragat e përgjakura të zhgënjimeve.


Mos më thuaj më që më do,
Se ndryshe s’do më kishe ulur kurrë
Për bejtexhinj që spiunojnë çdo ditë
Frymën dhe ndjenjat e të tjerëve
Dhe që thashethemojnë si kurvat,
Shpresën dhe psherëtimat e dhimbjeve.
Mos më thuaj që më do,
Kur netëve më shkel ëndrrat e brishta
Dhe ditëve më vret buzëqeshjet,
Teksa unë pres me lotë në sy
Të më mbjellësh në shpirt lule qetësie,
Ti më shton pareshtur përreth zemrës,
Shkurre dhimbjeje dhe trishtimi…


Hë pra, të më thuash që më do, a mundesh,
Të bëhesh rrezja që më ngroh pas çdo zgjimi?
T’i lësh të gjitha e të gjithë për mua a mundesh,
E të bëhesh fryma ime, jeta dhe frymëzimi…?
E nëse jo…nëse të jetosh me mua, trembesh…
Mos më thuaj më të dua por ik si hije harrimi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT