At’ ditë ,
që ike pa ma thanë nji fjalë
u futa,i mërzitun,
n’mes degve të mollës.
At’ ditë
lulet e bardha u kthyen në gri.
Un nuk fishkëllova meloditë e përditshme.
E ata murmuronin
prej zabullins
.
Nuk e di sa ndejtëm ashtu,
të shurdhtë,
un edhe lulet e mollës.
Pritëm buzqeshjen tande
që t’filloja kangën;
e lulet të merrnin bardhësinë.