Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritEli Elvira-PEMA E SHPRESËS

Eli Elvira-PEMA E SHPRESËS

PEMA E SHPRESËS

Dashurohemi
E s’dimë pse!


Qetësia e paqtë
Na rrit Pemën e Shpresës
E ne vjelim frutat
E kënaqësisë së mishtë!


Nëse ndodh e pandodhura
Dhe frutet dergjen përtokë
Në kalbëzim,
Ne besojmë te Pema e Shpresës
Në Rigjallërim!

Si besimtarë të vërtetë,
Flakim tej çdo dyshim!


I falemi hyjnores ndjenjë,
Dashurisë…
Edhe pse, tashmë,
Në formën e nostalgjisë!


Nostalgjia
Na shpërbleka ëmbël,
Ndonëse Pema e mishtë e Shpresës
Përtokë dergjet,
E shtrirë në humusin e gjithësisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT