NGËRÇ…
Âsht’ burg i paanë,
rrethuar me errsinë
t’lyme me skelete krizash…
N’rrethrrotullim pa frymë,
semafori i trunit
âsht në qark të shkurtë…
Asgja s’përtypet në fokus,
përveç frikës së shpejtueme
që grin ashtin e mendjes…
E në retinë të mekun,
notojnë xixa të pudrosuna
me ândrra të ndritshme…
Ankthi s’ka siguresë…!