Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritLinda Shaqiri-Thirrje për ty

Linda Shaqiri-Thirrje për ty

Thirrje për ty

Thërras,
Me zë të vyshkur,
Nga britma e malit,
Me djersën e ballit,
Nga loti i djalit.


Qëndro aty!
Mbi varret e tua,
Bëhu dëshmitar,
I kohës së shkuar.


Thërras,
Nga beteja e humbur,
Por jo edhe lufta,
Me frymën në fyt,
Por akoma gjallë.


Qëndro aty!
Hap varret e tua shqip,
Do bëhen dëshmitar i kohës,
Shkruar përmbi dhe,
Për të gjithë ne,
Histori e gjallë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT