Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Fari im

Mimoza Maria Ajdhoni-Fari im

Fari im

Në kullën magjepëse që pushton skenën,
pres perëndimin të ndez farin tim.
Pluhuri i dritës të jetë udhërrëfyes
për natën tënde, marinari im.


Ngjaj si Helios, perëndia e diellit.
Në dorë mbaj një mangall të ndezur.
Nuk mendoj për agimin shkrirës.
Sytë e mi nëpër errësirë enden.


Nga ky far hijeshiegër e i vetmuar,
e veshur me mister, e veshur me dritë,
përpiqem të shmang vonesën tënde,
të ndaloj dallgët, të largoj shkëmbinjtë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT