Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritAleksander Shallvari-Nëse nuk ke parë…

Aleksander Shallvari-Nëse nuk ke parë…

Nëse nuk ke parë…

A ke parë det pa dallgë,
stuhi pa pemë të përkulura
detin e “vdekur” në qetësi
por që nga brenda zien,


a ke parë zjarr që nuk djeg,
lot që nuk e gërryen gurin,
a ke parë avion në ajër
që nuk le pas tymin,


a ke parë horizont pa një mijë ngjyra,
po perëndim pa diell të skuqur,
trëndafilë pa gjemba,
hardhuca që nuk zvarriten në mur…


A ke parë poet pa metaforën,
puthje pa buzën è ndezur,
fllad që nuk e përkund flokun,
burrë pa ves…

A ke parë ditë pa mëngjesin,
shi pa pikat që bien mbi supe,
pranverë pa lulen e kumbulles,
djep pa fëmijën që përkundet…


A ke parë dashuri pa pasionin,
përkëdhelje pa prekur lëkurën,
a ke parë krevat të ftohtë,
kur trupat në heshtje struken…


Nëse asgjë nga këto nuk të kanë rënë në sy,
egoizmi yt
e ka arritur kulmin…


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT