Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-LULET PATËN PRITU MË DAL

Arif Molliqi-LULET PATËN PRITU MË DAL

LULET PATËN PRITU MË DAL

në muajin mars ra shi
i lagu ca ditë
të shënuara në kalendar
për një kohë të pistë
kur na vrisnin legalisht
e legalisht na ndalonin ti marrim kufomat
për ti varrosur
legalisht na i linin buzë varri
sepse donin të mos jetojmë
të mos bëjmë dashuri
(disa thoshin se këta dinë më ba veç fëmijë,
dhe shumohen si buburrecat-)


për herë të parë në muajin maj
nuk u lava me lulet e Shëngjergjit
se mbeta duke e pritur pranverën
i prita lulet të dalin
por ato patën pritu më dal
n´atë stinë të gjatë
se dikush ia kishte shtie zjarrin tokës
e kishte djeg bahçen më pemë
sado që kishte shpëtuar
vetëm një mollë dhe një ftua
që e kishte mbjell baba

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT