Një femer .
Një femer …
peisazh
Me njeren dore, perkund detin,
Një valë vjen tek bregu,
Si krah’ i bardhë femije,
del nga djepit.
Mi merr të gjithë guackat,
prej syve të mi,
E kalter,e kalter,e gjitha kaltërsi
Me doren tjeter bën një gjestë
Sikur hedh një pëllumb të bardhë
Ajri si fugë sillet pas sajë.
Flatra, flatra, flatra në erë,
deri sa djelli hyn në lojë,
duke e kthyrë gjithçka në kristal.
Pemë, zogj, ngjyra vezulluse,
flatra prej ere..
Një femer, me trup të bukur,
shkrinë nëper sy,
butësinë e një reje