Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-KOLORIT

Brixhilda Dede-KOLORIT

KOLORIT

Shi vjeshte lahu rrugë emigrimi.
Loti, u tha në sy, gjeth i verdhë humbur klorofil.


Atëherë, ditët ngjanin më të shkurtra.
Koha ishte më e ftohtë.
Si gjethe shpirti të kalonin në fotosintezë pritur vdekjen.
Rrënë tokës së lagësht,
Të një qielli, bymyer pritjesh.


Koha binte në iluzion si një ëmbëlsi e hidhur.
Diçka enigmatike si tradhëti e një burri,
Mërmërriste hapave mbi gjeth të lagur.


Teksa telat e një instrumenti të akorduar luanin pizzkato( me gishta).
Ajëri ngushtohej nga brenda,
Si një trysni e fortë, zbritur nga Himalajet.


Mungesës tënde bëra pakt.
Me yllin e natës, me driën e ditës,


Ndërsa,
imagjinata,
krijonte mirazhin tënd në një qiell të hapët.
Nën telat e Strativarit në Cant’ tell.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT