ME PAQE NË SHPIRT!
Pa paqe shpirtërore, si lulet pa dritë
Pa paqe shpirtërore, si deti pa kripë,
Kur paqja në shpirt e zemër, mungon,
Si të ecin kufoma, dhe njëherë mbi tokë.
Kufoma të gjalla, pa qeliza njerëzore
Aty ku hedhin hapat, udhët djallëzore,
Ç’gjejnë urrejnë, si hijena përmbysëse,
Tjerët dëmtojnë, si rrëketë përmbytëse.
Po të panë se ngrihen, sukseset e tua
Me përshtypje lakmojnë, për të ironuar,
Pa paqe në shpirt, si qielli pa hapësirë,
Pa gjak në vena zemre, si një det i ngrirë.
Larg lakmie, zilie, e urrejtje, shumë larg
Njerëzia me dashuri, si engjëjt e bardhë,
Si melodi e zogjve, këngës vjen mirësia,
Gjurmët e kalorësit, gdhëndur përjetësia.
Paqe e bekuar paqe! Lum kush të përqafon
Lum kush të puth ballin, zemrën bardhëson,
Kush dashurisë i jep, jetë të gjatë me kalori,
Humani dyerhapur, s’e lë pranverën në stuhi.