..Pranverë e bleruar kudo. Doli nga shtëpia po ecte ngadalë i menduar. Aty afer ishte lokali i preferuar, ku e shijonte kafen në vetmi zhytyr në mendimet e pavarura..
U ul e porositi.Telefonin e la mbi tavoline. Kur pas pak u drodh lehtë telefoni. Erdhi mesazhi. Nuk hezitoi e hapi :
“Kam mall të pres “
Vuri buzën lehtë në gaz, edhe ai e kishte kujtuar këto ditë.
Shkruajti mesazhin: “Do të vij se edhe unë kam shumë mall”.
Te nesermen u nis buzembremjes. Rruges fershellente te njejten melodi te kenge se tyre te preferuar. Nuk e ndjeu fare largesine e saj.
Arriti ne qytetin bregdetar, u kthye ne hyrje te tij ne lagjen ku banonte Ajo. Qyteti e zhyste ne kujtime te bukura per te, dikur, vinte me sherbim dhe te takonte ate, miken e tij te bukur. Qytet, qe e ndillte cdo here me endje. Koha ishte teper e bukur fresket plot arome pranvere dhe deti ishte i qete. Jodion e tij e thithi sapo zbriti para pallatit te saj, i rrethuar me ato lulishte te bukura, qe i ngallen shume nostalgji.
Ngjiti shkallet me kujdes. Nje trokitje e lehte ne dere, sipas sinjalit te tyre te dikurshem dy trokitjete lehta pauze dhe perseri dy trokitje te lehta.
Sapo hyri ajo ju hodh në qafë e perqafoi me mall, u puthen shume. E rrembeu ne krahe dhe te dy qendruan ne kolltukun e guzhines aq te njohur per te. Afer njeri tjetrit. Nuk kishin fjale per te thene. Me kujdes gishtat e tij ledhatuan faqet e saj te skuqura, rreshkiten ne qafen e saj, liruan nga floket e dendur dhe e puthi embel gjate, shume dritheruese ajo puthje.
Ne vesh i peshperiti :”Te kam shpirt”
Humben ne puthje te zjarrta. Sa mall kishin me njeri tjetrin. Plot njezete vjet pa u takuar. Ajo ne emigracion ne shtetin fqinj, ai ne Tirane me pune. Nuk arrinin te ngopeshin me fryme. U cliruan dhe ajo si nikoqire shtepie u ngrit dhe e qerasi, me goten e rakise si dikur.
Ulur ne preherin e tij dhe e shikonte me vemendje.
-Sa ke ndryshuar, por shpirti yt eshte po ashtu i ri si atehere plot ndjenje e pasion.
Nuk e la ta mbaroje mire fjalen. U ngrit me ate ne duar. Duart e saj perqafuan ate, ndihej e sigurte si dikur.
– Me ler te shtroj darken si dikur me ate menyne tende te prefetuar, pesh deti te eger sallate dhe vere.
Perseri biesede te zhurshme, te qeshura ajo po vinte ne qejf nga vera qe po e trulloste, por edhe nga dehja e viteve te kaluar larg. Me goten e veres troktiken per vitet qe kishin kaluar.
Nuk donin te humbnin me asnje minute, i therriste dhoma e gjumitt.
Cfare ndodhi me vone nuk pershkuhet dot me fjale.Vone te dy u permenden. Ajo shtrire ne krahet e tij ashtu e bukur me ato hire qe i kishte ruajtur, pavaresisht moshes. E shikonte ne sy me ata syte e zeze, gishtin e saj ne buzen e tij dhe filloi te ciceroje si dinte ajo. Nuk ishin ngopur me njeri tjetrin. Treguan shume aq shume sa harruan se ora kaloi aq shpejt.
U ngriten, bene te dy dushin dhe pas pak, shijoi kafen e pergatitur nga dora e saj.
Ajo si nje flutur pergatiti mengjesin,
Pa oren dhe ndeshi shikimin e saj pikellues, Po erdhi momenti te shkonte.
U ngrit me ngadale duke e mbajtur te perqafuar, para se te hapte deren e jashtme u puthen embel, u shkeput prej saj, filloi te zbriste shkallet,
Kur u largua e kthehu kokën për herë të fundit. Ajo, aty e ngrirë e vështronte ngriti dorën dhe i dha puthjen e fundit, me pëllëmbë fshiun lotët që thërrisnin për një rikthim të shpejtë..
…..Pranvera e rrëmbeu në krahët e saj dhe ashtu të përqafuar arritën bashkë me Pranverën në qytetin e tij…..