Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Disa nga thëniet e mia!

Teuta Beqari Osmani-Disa nga thëniet e mia!

Disa nga thëniet e mia!

E keqja është se, asnjëri s’e njeh veten për pozitiv apo negativ!T.O

Imagjinata jonë, na bën të përjetojmë një botë të padukshme, që në të vërtetë jetojmë një jetë të dyfishtë.T.O

E nëse shpirti është i pastër, nuk ka se si të jesh i ndytur me paragjykimet e kohërave!T.O

Mëndjemadhësia, të zvogëlon trurin (kokën).T.O

Për disa, “maja” e suksesit arrihet aty, ku sheh se po mund tjetrin.T.O

Sytë e mbyllur qëllimisht, nuk shohin aq sa një i verbër.T.O

Disave, u ecën fjala, disave u ngjitet, disave u pret, kur fjala ka bukurinë e vet.T.O

Gjuha e gjatë, pengon gëlltitjen! T.O

Shitja më e shtrenjtë bëhet tek të verbërit.T.O

I zgjuari, ble nga budallenjtë.T.O

Kënga e zogjve shkon korr.T.O

Po nuk qave, harrohesh.T.O

Këshilltari më I mirë është koha.T.O

Shija, ka bërë diferencën.T.O

Miqtë e mirë nuk kanë “armiq”.T.O

Kultivimi I mirë sjell fruta, e jo peshq.T.O

Gjithkund shihet ora ndryshe sikurse e Dielli..T.O

Bukuria, vret…T.O

Njeriu bosh, ndihet atëherë kur nuk jeton me realitetin, (por përsërit të jetuarat).T.O

Asnjëherë, dy mëndje nuk bëhen bashkë, kur njëri flet e tjetri gjuan.T.O

Zgjuarsia, s’pi ujë tek e pandërgjegjshmja…T.O

Mbarëvajtja, është atëherë kur ka kërkesa në zbatim, e jo në arritjet!T.O

Një pikturë, mund të realizohet me një shkrepje, por që të arrihej ajo pikturë, duheshin miliona shekuj, Toka, Dielli, natyra, errësira, Zoti, Njeriu… etj. T.O

Gjithmonë ekziston arsyeja e të qënurit Njeri, por pa harruar veten!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT