UNAZA E DËMTUAR
Kapela e kresë më sillet
Si elips nën saç akull
Kur i pashë dashnorët
Letër duke shkruar
Për unazën e dëmtuar
Mendja më shkonte
Mbi letrën e larë me lot
Mbi tryezë unaza qanë
Për dashurinë e humbur
Gishti digjej flakë
Në zjarrin e ndarjes.