Nëse ka Zot…!
Çoç më duket,
sikur të jemi e të Krishtit
e të Hallaut!
E të gjuhës, e të shpatës,
e të mëndjes, e të fjalës
Ku asnjëri prej këtyre,
nuk kuptojnë të vërtetën
Kur vet e vërteta
gjëmon nën këmbët e tyre…
Nën hapat mbathur,
a zbathur,
nën hijet…
Kur errësohet e zbardhet dita,
e kur vet jeta…!
Eh jeta…,
Të duket me ngjyra,
e bardhë e zi
e nëse …
pikturohesh prej syve ,
e që shëmbëllejnë si llambushka
Të mëndjes,
e të fjalës.
Se pa to
a do kish dukuri natyra, fisi, dhe Zoti?!
Po njeriu,
…vetvetja, gjurmët, dhe historia?!
Thjeshtë, kuptova atë që sapo shkruajta
Nën dritën e Hënës ,
mbi qelqin e zbardhjes
Nga drita.
Si të isha një buton me mëndje,
sy e veshë
E nuk di se përse …!
Nëse ka Zot…!