Sunday, August 3, 2025
BallinaSportXhevat Dajaku-Ushtarët e lirisë

Xhevat Dajaku-Ushtarët e lirisë

Ushtarët e lirisë

Me këmbët në tokë,
Me barrën në shpinë,
Me mendje t’shëndoshë
Për atdhedashurinë!


Kurrë s’qemë të uritur,
Dhe s’na rrihte era,
Kurrë s’jemi mërzitur,
S’bënim strehë ndër ferra!.

.
Strehë populli na bënte,
Më të mirën shtrojë,
Populli kurrë nuk flinte,
Me ne bënte rojë!


Populli na donte,
Na mbante, na vishte,
T’ gjitha na i dhuronte,
Çdo gjë vetë që kishte!


Armiku e dinte,
Për të ishim një,
Prandaj t’gjithë i vriste,
Nuk zgjidhte ndër ne.


Popull, ty të falem,
Me ty jem’ krenarë,
Edhe pse “s’ju mbrojtem”,
Kurrë s’na keni sharë!


Popull, të përkulëm,
Se jam biri i yt,
Kurrë nga mendja s’shkulen
Çfarë më kanë parë sytë!


Ju u vratë më shumë,
Dhunë është bërë mbi ju,
Eshtë derdh gjak si lumë,
Prapë jem’ përqafu’.


Popull shpirtbardhë,
Popull zemërmirë,
N’mes nesh kish zuzarë,
Ca zuzarë t’pështirë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT