Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritEdna Kapurani-Të kërkoj.

Edna Kapurani-Të kërkoj.

Të kërkoj.

Të kërkoj në poezi…
Në refrene të kërkoj..
Nëpër filma,bardhë e zi..
Dhe pse lodhem,nuk ndaloj!!


Në çdo birrë që pi I etur..
Orët e vona në lokal..
Të kërkoj ,por nuk të gjej..
Edhe malli ngrihet mal.!!


As në tymin e cigares..
Nuk më shfaqesh si më parë..
Vallë mos qenke zemëruar,
apo unë qenkam I shkarë?


Dhe në rrugët që kalonim..
Kokën shpesh e kthej pas..
As aty nuk të takoj..
Dhe me kujtimet nis e flas.!!


Ku rri fshehur ,a s’më thua,
pse rreth teje kaq mister?
Unë të desha dhe do të dua,
Si në parajsë edhe në ferr!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT