KU HUMBI DASHURIA
O popull !
Ku humbi dashuria ?
Jeta nuk e ka kështu .
Në varr,
vetminë, mjaft
kemi me e jetuar.
Jemi çoroditur:
krejt nga rruga kemi dalur.
Kush trurin,
na shpërlau ?
Dashurinë për njëri-tjetrin,
si e humbëm?
Sa çudi !
Ç’kuptim ka jeta vetëm,
Kur i ke,gjithë të mirat
që të duhen?
Varfëri ,torturë ,e robëri
përjetuam shekuj me radhë
Po me dashuri ishim të mbushur
Zemrat mal na bëheshin.
Në një sofër uleshim bashkë.
Lugët i cakërronim në një pjatë
me familjarë,kojshi ,miq e shokë.
Trari i shtëpisë desh binte n’tokë.
Nga mahitë dhe të qeshurat ,
me njëri-tjetrin deri në mesnatë.
Kah sot gjithë kjo smirë ?
Kush s’rrin me askend,
si me qenë n’bela.
Pa rrah e vra askend
Kohë e çuditshme……..!
Sa shumë po na dhemb
vetmia sot.
O vëllezër,o miq ,o shokë !
Të duhemi dhe të rrimë bashkë.