KËNGA E POETIT
Një ditë thash:
Unë shkruaj,por nuk jam poet
Besa edhe di të lexoj
Nganjëherë vargjet që i shkruaj
Me kitarë i këndoj
Zëri im si duket pëlqehet
Por unë nuk jam këngëtar
Poezinë shumë e dua
Shkruaj shqip se jam shqipëtar
Disa më thërrasin poet
Hmm, por unë vetëm shkruaj e këndoj
Sidoqoftë,
Uroj që KËNGA E POETIT
Kurrë të mos ndaloi