Më ka ndodhur
Më ka ndodhur të hesht kur më kanë vjedhur
Më ka ndodhur e të më tallin sy për sy
Më ka ndodhur e të më ngrejnë në qiell
Por edhe kur më kanë flakur në rrugë!
Më ka ndodhur të qaj fshehurazi
Sikurse, të gëzoj, e të qesh formalisht
Për sytë e botës herë jam një e lumtur
Për sytë e mi, ngaherë kam veç një shpirt!
Më ka ndodhur të gjendem udhëkryqeve
E cepave të rrugës të fshihem nga të ligjtë
Më ka ndodhur të haj vetveten me dhëmbë
Por, asnjë s’më ka përgëzuar për mirësinë!
Jeta ime ka qëndruar mes dallgësh shumë
Që shpesh përplaseshin e kur ndodhesha n’male
Në fusha ,bregore, kodra, gropa e sheshe
Por kurrë nuk u dorëzova të u rrëmbehesha padashje.