(Një tufë fjalë të urta)
1. Hakmarrjen e përdorin “Njerëzit” e dobët, sepse janë dritëshkurtër, janë të mbytur nga mendje mjegullnajat…
2. Mos rend të kërkosh njerëz të mrekullueshëm, ata vijnë rastësisht në jetën tonë, dhe kur vijnë duhet të dimë t’i ruajmë, t’i mbajmë pranë.
3. Njeriu që të donë, nuk të vlerëson nga bukuria, por nga karakteri, sepse bukuria ka afat tejkalimi.
4. Politikanët që e vjedhin, shkatërrojnë pasurinë e popullit, një ditë do të bien në hendeqe, që kurrë s’i kanë ëndërruar.
5. Mos mendoni për nesër, jeto jetën sot, askush nga ne nuk din se çfarë mund të ndodhi nesër.
6. Fatet dhe fatkeqësitë krejt papritur mund t’i hedhin njerëzit pranë lumturisë, apo pranë mjerimit?!
7. Njerëzit e marrë, herë-herë, nxitohen pa u matur shpërthejnë në zënka, me ulërima, ndërsa, poetët shpërthejnë me poezi.
8. Njeriu i sjellshëm, njeriu i mirë, të freskon shpirtin me buzëqeshje, me fjalën e ëmbël, e kundërta ndodh me njeriun e pasjellshëm, me njeriun e keq, që pandërprerë na jep mërzitje.
9. Njerëzit që nuk e njohin kuptimin e fjalës sinqeritet, nuk e njohin as besnikërinë.
10. Dashuria që nuk ka si pikënisje mirëkuptimin, nderimin ngjan me një kalanë prej rërë, në breg të detit.
11. Të flasësh me njerëzit e pandërgjegjshëm është humbje kohe.
12. Njeriu duhet t’i vëj detyra dhe qëllime të pastra vetes, për të qenë njëri me dinjitet.
13. Jeta duhet parë me syrin luftarak dhe me syrin paqësor, jo me syrin e frikës dhe të mëshirës.
14. Fitorja më e madhe e njerëzve të ditur është që, me urtësi, me durim, me mirëkuptim, të arrijnë të bindin njerëzit tanë: që, me punë, me përpjekje, pa iu përulur askujt, të ecim përpara.
15. Politika e keqe e një klase politike, rrëzon të ardhmen e popullit të atij vendi.
16. Bashkëshortët që nuk din të drejtojnë (problemet e jetës) e rrëzojnë familjen, e rrënojnë shtëpinë përtokë!…
17. Njerëzit nuk lindin të këqijë, të pasjellshëm, por prishen nga rrethi i keq, familjar apo shoqëror, pastaj, iu mungon vullneti për të korrigjuar veten, nuk mendojnë as nuk veprojnë pozitivisht.
18. Që të lulëzojnë pemët, duhet ujitur mirë, të zgjedhim plehun që në fillim, të mos iu digjen rrënjët.
E njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit.
19. I vetmi person që i ndien tepër thellë vuajtjet tona, që na jep dashuri pakufi tërë jetën, është Nëna.
20. Sakrifica që mund të bëjmë për një mik/e të mirë nuk është mundim, është përgjegjësi, nder dhe më në fund edhe detyrë.
21. Prindi duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e fëmijës së tij ndaj mësuesit. Mësuesi është figura më e shenjtë pas prindërve.
22. Njeriu nuk duhet të thotë jam i pafat, por a jam në gjendje të organizoj, të luftoj, të punoj pa u dorëzuar në jetë, që të kem fat të mirë.
23. Të gjithë mendojmë se jemi të mirë?!!!
Pse të mos mendojmë se: të mirë janë ata, që me dije dhe vepra, duan të na ndihmojnë të ecim përpara si njerëz dhe si shoqëri, ndërsa, ne përsëri, marrëzisht i sulmojmë?!!!
24. Nëse nuk kaloni nga rruga që kam ecur unë, nuk do të më besoni çfarë kam parë, dëgjuar dhe përjetuar!…
25. Jeta ka shumë vështirësi dhe tatëpjeta disa, keq i kanë kaluar, por, çuditërisht shpejt i kanë harruar.