Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritIsmet TAHIRAJ-FUSHA E GURACËKVE

Ismet TAHIRAJ-FUSHA E GURACËKVE

FUSHA E GURACËKVE

Fusharatë e guracëkve
Kanë murriza përziër më ftonjë
Ku hijet ferskuese
E dielli më tutje përvëlonte
Dhe nuk soste
Loja vajzave
Mbyll derë
Derë qedrer.
Tim ë maramë lauri
Do të vije , apo jo
Së paku të luste për ujë
Si nuset në kuvli
Unë do të isha krushku
Mbasë petullave më sheqer
Të hy në gjerdek ,si skifter
E jo si derr.
Në arëfushat vjelen ftonjët
Gishtat shtangë nga të ftohtit
Qelibar ftua në arkë
Plisbardhë e vajz’ dukatë
Marama e jote rreth për rreth
Shtatit tuaj ngjesh’
Vjen apo nuk vjen
Mbas nëntë muajve
Bereqetin kthen…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT