Saturday, September 7, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiTeuta Beqari Osmani-Shpesh herë ndodh që të mbyll sytë edhe atëherë kur...

Teuta Beqari Osmani-Shpesh herë ndodh që të mbyll sytë edhe atëherë kur shohë më së miri!

Shpesh herë ndodh që të mbyll sytë edhe atëherë kur shohë më së miri!T.O

Për Nënën ,gjerdani më i bukur është fëmija!T.O

Disa gjëra, na bëjnë të gëzojmë më shumë se sa të qeshim.T.O

Jeta, është ajër, ujë e dritë! E nëse ka mungesë të këtyre, më kot lumturohen shpirtrat! T.O

Thashethemet në popullsi, bëjnë gjurulldinë! Por, një tellall I paguar bën ligjin.T.O

Një njeri I mençur, nuk flet më shumë se sa vepron…! Por, e pa vepra, bën të qartë mendimin.T.O

E vërteta e madhe është se, femra nuk rritet asnjëherë nga mendja! Por, rinohet me mendjen e saj (duke u moshuar)T.O

Unë, nuk dyshoj tek gjërat e pavlera! Por, vlera e çdo gjëje kurrë nuk dyshohet.T.O

Mënyra e të mësuarit, është më shumë se një taktikë apo se një ves.T.O

Vet fjala “femër” bie viktim ndaj femrave.T O

“Arma” më e fortë e një femre “intelektuale” para një inteligjenteje natyrale është diploma e arsimimit.T.O

Nuk është e rëndësishme që gjithçka të përjetohet, por të nënkuptohet.T.O

Unë jam e mëshirshme për të pamëshirshmit, pasi nuk u mbetet asgjë për të jetuar.T.O

Fotokopja, është kopimi I origjinales, por përdorimi I saj është I gjithanshëm.T.O

Krenari mbi krenarite eshte kur ke femije te mbare e te sukseshem dhe familje te shendoshe ,te tjerat jane vec kobra.T.O

Malli, është një arsye që të falësh edhe ata që të kanë plagosur…!T.O

Syve të botës, nuk mund t’ja u di numrin e syzeve! T.O

Disa gjëra, na bëjnë të gëzojmë më shumë se sa të qeshim.T.O

Të paktën, nuk më harrojnë e kur më shajnë.T.O

Shpesh herë, nuk më duhej mendja ,por ndjenjat.T.O

Fabula, shpesh merr formën e të djallëzuarit në tregim e poezi.T.O

Në kohët moderne, lapsi ka marr formën e stilolapsit, në mënyrë, që të mos mprehet.T.O

Për gjithçka që jam betuar për shpirtin e Babait ,ka marr fund.T.O

Kompleksiteti i njeriut ndodh, sepse nuk gjen një mendje të drejtë.T.O

Gjarprit ja shtyp kokën për t’i marr bishtin.T.O

Më mirë të mbrohesh, se sa të ushqehesh.T.O

Shpesh akuzohesh për drejtësinë nga të padrejtët.T.O

E keqja më e madhe, kur intelektualët fshihen nga budallenjtë për të “drejtat”.T.O

Dy të njëjtë nuk bëjnë përpjekje ,dy të ndryshëm bëjnë diferencën.T.O

Ecja e një femre, është më se kulturë se sa një veshje e modës.T.O

Origjinaliteti dhe thjeshtësia, nuk ka të çmuar karshi një mode të shtrenjtë.T.O

Buzëqeshja vjen nga shpirti ,shpirti duket tek sytë!T.O

Mundësitë për të jetuar, i krijon vet njeriu e në qoftë se, nuk ka asnjë kusht për të luftuar.T.O

Sporti më I vështirë është në akull.T.O

Ka perla që lindin me njeriun si sytë e ballit.T.O

Gropat thithëse gjenden në tokat që kanë qënë këneta.T.O

Mbështetja më e sigurtë , është tek forcat e vetes… në raste invaliteti është jeta e kushtuar jo vetëm nga Perëndia….T.O

Gurët e shkurret, zakonisht pengojnë plugimin e tokës.T.O

Asnjëherë nuk kam luftuar për pasuri ,e as për ndjenjat sepse kam gëzuar më lumturi kur I kam falur ato dhe më kanë harruar.T.O

Shpesh herë ndodhemi pa ngrënë , pa patur ndonjë krizë. T.O

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT