Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MALE TË KUQ

Valbona Kolaveri-MALE TË KUQ

MALE TË KUQ

Ëndrrave gjurmova
Mbi male të kuq


Aty ku Zotat puthin ëngjëj
E luajnë


Aty ku jehonë e shpirtit
Kthehet në melodi


Në male të kuq
Të mbështjellë njē shami malli
E dërgova ndër duar


Aty ku mëngjeset kafshojnë diej
E qeshin n’gazëllim qiej


Dhe zëri kumbon dënesat e natës
Aty e shplodha nga pesha
Dhe hallin,dhe fjalën


I theva gjithë pragjet e mija
Të ndizja gjithē zjarret e zemrës
Thëngjij ti bëja


Aty ku avujt
E shprishin mëngjesin
Dhe retë zhbjerrë s’dinë ku bredhin


Aty le të bëhem hi
E me fi dashnie
Zotat t’më ringjallin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT