Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritHatixhe Xani-E thellë plaga jote Kosovë

Hatixhe Xani-E thellë plaga jote Kosovë

E thellë plaga jote Kosovë

Duart e njoma të braktisën
ato të vrazhdat e të lodhurat nga pesha
të ngacmojnë shpirtin tek mundohen të të shërojnë plagën
Kini mëshirë për mua
këtu isha gjithherë
për ju
kur u grindët
kur qëndruat përballë stuhive
kur si luanët u vërsulët në mbrojtje të pragut
kur ju vunë prangat
kur u mbollët me aromën e gjakut e të tokës
edhe kur u liruat nga mallkimet e historisë ndër shekuj
unë gjithherë isha, jam e do të jem këtu
për ju
E ju ku jeni
tretët larg,
harruat gjakun
nënën, votrën,
pushkën e bukën në sofër

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT