Udhët
Kisha përballë dy udhë dikur
mjerisht, s’mund të ndahesha në dysh
si statujë e akullt vështrova atë udhë
derisa hija e tij m’u tret sysh.
Barishtës së pashkelur, mbushur vesë
rrugës qorre që trasohej rrallë
isha une e vetmja kalimtare
që rrija nën hije lisi dhe prisja plot mall.
Dikur ishte barishte, me lisa e degë
dukej i heshtur, i pa zë si i marrë
sot është bërë më i mërzitshmi qytet
shesheve të tij nuk erdhi kurrë ai udhëtar.
Tash kur rruga ime mori fund
tek po i mbyllë përgjithmonë sytë e mi
besomëni, jam penduar shumë
pse nuk shkova fërkemëve të tij.