LARG
Malli më mbyt
Nē dhomën e zbrazur hapin kërkoj
Gjurmē askund
Aroma ka mbuluar skutat
Qeshjen e gugulisjen s’po e gjej
E dua pranë ANRIN pranverë
Kam mall
E zbrazur shtëpia
Mëngjesi pa ngazëllim
Derën hap pa çelës
E ftoftë ka mbetē
Verë pres të vij
E sirenë të bulërijë
Shkuat larg atë ditë
Valixheja ecte me mua
Dora në horizont ka ngrirē
Ajo s’kishte faj…