MOS
Mund të thuash mos
Dhe të çmendesh pak ti mundesh
Vetëm veten mos e humb ti
Mos
Të jesh gjithmonë korrekt
E drejtē
E bindur
E urtë
E arsyeshme
E qeshur
Pa asnjë arsy
Dhe pse për të tjerë
Vecse kjo të lypset
Ti kuptosh gjithmonë
Mos u brengos për ta
Mos vrullo me turr
Se asgjë
Nuk vlen më shumë se ti
Edhe në rendsh për ta me vrap
Si Maratonomak
Ata se si ndihesh ti
Prapë nuk do ta dinë
Gjej për vete shkak
T’mos fikesh udhësh
Kurrë mos u bëj hi
Të digjesh
Nuk ke hak
Të zhbjerrësh shpirtin
Nuk ke hak ti mos