Anatomi
Duart ,
zgjatime kryqëzimesh,
që rreken të prekin palcën qiellore.
Trupi ,
një pemë me rrënjët ngulur thellë në tokën amënore,
Mendimet,
herë shpërndarë në hapësirë si tis mjegullnaje,
kur qyteti vishet me agim,
Herë në rrjeta merimange ngecur,
duke u orvatur më kot të gjejnë shpëtim.
Zemra,
pulëbardhë që shqyen kraharor,
sa herë ndjen dhimbje për ata që s’ditën të falin,
Në emër të Dashurisë si më i bukuri Shenjtor.