ASKUSH
Sot u ngjita lart
T’iu shikoj juve
Që duani
Dhe lëndoni
Njëri tjetrin
Se si mu dukët
Si milingona
Sa e qetë u ndjeva
Askush nuk mundë
Të më prekë
Askush nuk mundë
Të më flasë
As të më shohë
Nuk ka mallkim
As dashuri
E pyeta vehten
A thua don
Të jesh kjo ti?