Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Buzëqeshja jote..

Barie Çupi-Buzëqeshja jote..

Buzëqeshja jote..

Buzëqeshja jote më bie në gjak si nektar,
pafundësi xixëllonjash,përsysh më ka lënë,
një ndjenjë fërfëllin e bekuar si pishtar,
kur zemrën kam të ngrohtë,ndjell yj’e hënë.


Buzëqeshja jote ngacmon e shkrehet si mjaltë,
si flutur e magjepsur,dëfren gjithë salltanet,
në minuta kur harron e nuk bën shamatë,
bëhet shkronjë nëpër vargje,kolovitet e buçet.


Rreth meje furtunë,kur errësirash përkulem,
e drobitur,e shashtisur,si statujë që ngrin,
vjen e ikën buzëqeshja,trishtimit i shkulem,
ti hero i ditës,më përlot si perëndim.


Fjalët diku zjarr,kur gurgullojnë e s’përgjigjen,
herë lindjesh me diellin,herë në muzgjet xhevahir,
shtëllunga malli kraharorit,mblidhen e digjen,
kur heshtja bie në gjunjë,pritjen marr me të mirë.


Buzëqeshja jote më risjell,nervin pranveror,
më mbulon gjithë plagët,si margaritë antike,
buzëqeshjet tua të sinqerta,sinjal ungjëllor,
më zgjojn’grua të bukur,si motër,e si mike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT