Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-( Fragment nga romani në vijim)

Brixhilda Dede-( Fragment nga romani në vijim)

( Fragment nga romani në vijim)

Ajo kishte ndjesi të bashkëbisedonte me erën përtej dritares së hapur.

Një dorë e ngrohtë i fshihte lotët e vjeshtës së humbur.

Teksa dallgë detesh përpëlitej me hapin e ylberit tërhequr pas flokësh shpresën.

Shpëtuar përmbytjes, kishte gëlltitur hidhërimin e jetës që si shkumbë dilte rreth bregut e përpihej nën rërën e nxehtë të ballit të saj.

Brengat e vjetra dekompozoheshin si gjethe të kafejta pishash, mbështjellë grumbull në qoshe livadhesh nën hijeshi.

Befas, mërmëriti; =Minutat e humbura, bëhen shekuj.

Vrapo, jeto të sotmen. buzëqesh, fal, dashuro.

E nesërmja është e nesërme askush nuk firmos mbi të përveç frymës së Zotit.

Hapur sytë, pa se gjithë të afërmit ndodheshin pranë saj e për momentin po e vështronin me një habi si pikpyetje duke tërhequr fytyrën për lart ballit.

Ç’ farë të kishte ndodhur vallë?!

Mos nën efektin e hapjeve, sekretet e saj po i mësonin të gjithë?!

Me një gjysëm buzëqeshje provokuese shpalosi vështrimin e ngurtë tek sytë e të afërmve, si ata ti deryronin një përgjigje.

Pasi bleu fytyrat e tyre që shpejt u kthyhen në indiferente, u çua me lehtësi nga krevati hyrë mes bisedash të larmishme, të cilat i jepnin idenë se gjithçka po shkonte më së miri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT