Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi-Monolog i një të dehuri

Ismail Xhaferi-Monolog i një të dehuri

Monolog i një të dehuri

I merren këmbët duke ecur,
Ca fjale i humbin nëpër gojë,
Si shan me rradhë politikanet,
Të ziun fat nis te mallkojë.


Shpërthen më pas per deputetet,
“E benë vendin badërdi”
Po mua s‘kanë çfarë më vjedhin,
Se i kam berë lekët raki.


Në 30 vite vendit tonë,
I prishën mure dhe çati,
Kështu si unë i merren kembët,
Të gjorës nënë Shqiperi.


Ka kaq shumë vite qe na tallin,
Gjithçka u prish, asgjë s‘u ndreq,
Të jesh i ndershëm dihet fundi,
Të jesh si unë është dhe më keq.


Do na kish ikur mendja fare,
Të mos ish kjo e shkretë raki,
Bekuar qoftë kush shpiku pijen,
Bekuar qoftë dhe kush e pi.


Pastaj ca lot i ndrijnë mbi faqe,
Si pika vese përmbi drurë
Për gruan që e ka braktisur.
Që çmendurisht e desh dikur.


I merren këmbët duke ecur,
Ca fjalë i humbin nëpër gojë,
Si shan me rradhë politikanët,
Të ziun fat nis te mallkojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT