Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." Edhe pse erdhe vonë mikja ime përsëri ike larg...

Pirro Minella Millona-….” Edhe pse erdhe vonë mikja ime përsëri ike larg nuk ka më kthim prapa as në kohë as në hapsirë…..!!!”

……Erdhe vonë mikja ime por portën e gjete të mbyllur të kërrusur nga pesha e pluhurave të harresës mbi kurriz edhe shtegu para portës është i pahapur.

Megjitheatë e hapa pak portën ashtu duke renkuar rëndë nga pesha e mbarsur ndër vite duke menduar se për pak “dashuri” nuk është kurrë vone mikja ime.

Kjo duke menduar se deri sa erdhe, zemra rreh dhe fjala jote me ngrohu, duke ndjere veshtrimin tend te permalluar, qe depertoi tek une, ku si burimi i ujit te fresket buzeqeshja merr rruge.

Kete mendova “pak dashuri” per miken time te vonuar, kurre nuk do te mbaroje.

Erdhe vone mikja e rinise time te pare, erdhe ne fund vere te nxehte ne prag vjeshte dhe pa mbaruar mire vjeshta ime mikja ime dhe ike ne vjeshten e dyte, po ashtu dhe dimri dritherues kete here edhe me acar mikja ime, qe krijove ti me largimin tend, mbaroi dhe erdhi kjo pranvere teper e cudistshme sot mikja ime , ku jashte cdo gje gjallon dhe ne rrime strukur nga perbidshi qe do te na marre frymen, qe cdo dite pret koka ne gijotinen e tij te ngritur kudo neper bote.

Erdhi dhe iku si ne cdo vit qe gelltisin njeri tjetrin, iku i pari tani e ka rradhen te ike dhe ky dhe perseri ai tjetri e keshtu me rradhe sa te gremisemi edhe ne nje dite..

Trokite tek porta e mbuluar me pluhurin e vjecareve te rrokullisur, duke dhene shpresen, mberthyer pas jetes, duke thirrur me veten tende nuk dua jo nuk dua te ik si vitet e tjera te kaluara.

Shume vone erdhe mike per te kerkuar pak dashuri, ah sa pak dashuri, te flakte, por zjarret jane shuar tani, e kupton mike erdhe vone shume vone, per te shijuar ate bukuri.

Trotike vone, shume vone mikja ime ne netet e mia pa gjume qe zgjaten ne pafundesi.

Erdhe mikja ime ku lotet e nxehta dhe ato dhembjet e rinise aq vraga kane lene, si keto rrjeshta qe shkruaj une aq te veshtira per tu kuptuar nga ty.

Po mikja ime erdhe shume vone si zemer e zhuritur, per miqesine e madhe, qe enderroje, nuk mund te te jap tani me shume se vec disa fjale te ngrohta, qe me futin dritherimat ne trupin tim dhe pres me pak shprese pres qe neteve te ftohta te dimrit ne prag, dicka te ndodhe dicka shprese humbur.

Jeta eshte gjithmone nje skene teatri dramash, por qe ne fund nje dite sipari ulet e merr fund trishtueshem.

Erdhe vone shume vone, o shpirt i perveluar per pak dashuri, erdhe shume vone….

….Ike shpejt mikja ime ike shpejt për të mos u kthyer më kurrë në portën e madhe mbuluar nga pluhurat e harreses ndër vite që kanë peshë të rënde…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT