Përtej ëndrrave tona
Jemi nisur menatë
Esull jemi nisur
Për të arritur atje
Përtej dashurisë
Përtej ëndrrave tona
Që mbetën regëtin kohe.
Shekujt kaluan
E ne mbetëm në gjysmë të rrugës
Duke i kërkuar shtigjet e mundshme
Atje ku ëndrrat tona na shpien
Në djepin e përmalltë
Ku shpirti i zhuritur gjenë qetësinë e zemres.
Jemi nisur mënatë
Për të arritur te dashuria e pafundmë
Ku ëndrrat tona do të shkrihen
Përtej të mundshmës
Atje ku bashkimin kemi synim
Gjakim i gjatë përtej dashurisë.