KAM MË T’DASHTË
Kam me t’dashtë Ty
Trëndafili im i bardhë
Çel në stinën ma t’brishtë
T’shpirtit tem.
Kam me t’dashtë,
se përtej andrre,
Kam andërru sytë e tu .
E me shikimin tan’,
Kam shndërrit netët e errëta.
Të zemrës tem ,
Në dimrat e acartë t’vetmisë.
Ngjyra ylberesh,
Kam vu nurin tand,
ndriçum prej afshit tonë.
Kam me t’dashtë ty,
Arshi i shpirtit tem,
N’erna t’moteve .
Kam vu përmallimin tonë t’dashnisë,
E tamblinë za n’hoje të shpirtit ,
t’kam lanë
.
Kam me t’dashtë ,çmendurisht,
kam me t’dashtë.
Se ti je dielli jem ,
e unë rrezja jote e përflakët.